Dallaveret me vota, Supremja ua ndërpret paraburgimin nëntë personave
Gjykata Supreme ka vendosur për nërdprerjen e masës së paraburgimit nëntë të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren. Sipas këtij vendimi, të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri. Vendimi i Supremes vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit


Gjykata Supreme ka vendosur për nërdprerjen e masës së paraburgimit nëntë të dyshuarve për dallavere me vota në Prizren.
Sipas këtij vendimi, të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri.
Vendimi i Supremes vjen pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve për veprën penale të falsifikimit të rezultateve të votimit.
“Po ashtu, Gjykata Supreme, me aktgjykimin Pml.nr.95/2026, ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit H.P., duke ia ndërprerë masën e paraburgimit, për veprën penale falsifikimi i rezultatit të votimit, dhe duke e liruar të njëjtin për t’u mbrojtur në liri”.
“Gjykata Supreme, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e masës së paraburgimit, duke garantuar respektimin e parimit të ligjshmërisë dhe të drejtave procedurale të të pandehurve”, thuhet në vendim,.


