Dardanet stërvitjen në Vjenë para përballjes me Austrinë

Dardanet stërvitjen në Vjenë para përballjes me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot stërvitjen në Vjenë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit kundër Austrisë, në raundin e parë kualifikues të “play-off”-it për Kupën e Botës 2027, që do të mbahet në Brazil.

Duke qenë se Dardanet kanë udhëtuar sot drejt kryeqytetit austriak, stërvitja ka qenë me intensitet më të ulët, pa ngarkesa të mëdha fizike.

Fokusi kryesor i stafit teknik ka qenë në analizimin dhe korrigjimin e disa gabimeve të evidentuara në ndeshjen e parë, si dhe në përgatitjen taktike për përballjen e kthimit, njofton FFK, transmeton albinfo.at.

Kosova pësoi humbje me rezultat 1:2 në ndeshjen e parë, të zhvilluar të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndonëse kishte kaluar e para në epërsi me golin e Erëleta Memetit.

Pavarësisht disfatës, futbollistet e Kosovës mbeten të motivuara për të dhënë maksimumin në përballjen e kthimit dhe për të kërkuar një rezultat që do t’ua mundësonte avancimin në raundin tjetër.

Ndeshja Austri–Kosovë zhvillohet të martën, në orën 18:00, në Vjenë.

The post Dardanet stërvitjen në Vjenë para përballjes me Austrinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.