Nga debutimi me Kosovën te stërvitja me yjet e Bayern Munichut, hap i madh për Erblin Osmanin

Nga debutimi me Kosovën te stërvitja me yjet e Bayern Munichut, hap i madh për Erblin Osmanin

Talenti kosovar Erblin Osmani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u stërvitur me ekipin e parë të Bayern Munichut nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, përcjell albinfo.ch.

17-vjeçari nga Gjilani, i cili tashmë ka debutuar edhe me Kombëtaren e Kosovës, është përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë të gjigantit bavarez.

Sipas raportimeve të “Dueli Sportiv”, Osmani mund të jetë në konsideratë për listën e lojtarëve të Bayern Munichut për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburgut.

Përfshirja në stërvitjet e ekipit të parë përbën një moment të rëndësishëm për talentin kosovar, i cili në moshën vetëm 17-vjeçare po afron gjithnjë e më shumë me nivelin më të lartë të futbollit gjerman.

Pas debutimit me Kosovën, Osmani tashmë ka marrë mundësinë të stërvitet përkrah yjeve të Bayern Munichut, duke shënuar një tjetër etapë në zhvillimin e tij si futbollist./Albinfo.ch

The post Nga debutimi me Kosovën te stërvitja me yjet e Bayern Munichut, hap i madh për Erblin Osmanin appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.