Delinda Disha largohet nga MCN, zbulon arsyen

Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në MCN TV. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shpjegoi se arsyeja e largimit lidhet me mospagesën e rrogës së saj, ndërkohë që, sipas saj, kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill. […]

Delinda Disha largohet nga MCN, zbulon arsyen

Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në MCN TV. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shpjegoi se arsyeja e largimit lidhet me mospagesën e rrogës së saj, ndërkohë që, sipas saj, kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill.

“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill.”, shkruan Disha në postimin e parë që ndau në story.

Ky reagim ka ngjallur diskutime në rrjet, ndërsa deri më tani nga ana e MCN TV nuk ka pasur një përgjigje publike.