Demhasaj: Gjendja politike do të sjellë zgjedhje të reja të pashmangshme

Demhasaj: Gjendja politike do të sjellë zgjedhje të reja të pashmangshme

Sipas analistit politik Arton Demhasaj, zhvillimet aktuale në vend mund të çojnë në zgjedhje të reja, për shkak të situatës së paqartë politike dhe vështirësive në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Demhasaj ka thënë se nëse shkohet drejt procesit të zgjedhjes së presidentit, kandidatët e mundshëm do të jenë vetëm Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme. Dilema është a do shkojë vendi në zgjedhje 40 ditë pas 1 prillit, apo do të konsumohen edhe 60 ditë e më pas të shkojë vendi në zgjedhje,” ka deklaruar Demhasaj në emisionin “Adresa”.