UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë për sjelljet e tifozëve

Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s, FFK-ja është ndëshkuar për dy shkelje të evidentuara gjatë kësaj ndeshjeje, përcjell albinfo.ch.
Për shfaqjen e një pankarte me mesazh të papërshtatshëm për një ngjarje sportive, federata është gjobitur me 15 mijë euro. Ndërkaq, për sjellje raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve, është shqiptuar një gjobë shtesë prej 20 mijë eurosh.
Për këtë shkelje, UEFA ka vendosur edhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e Kosovës për një ndeshje si mysafire në garat e përfaqësueseve të saj. Megjithatë, ky ndalim është pezulluar për një periudhë prove prej dy vjetësh, që nis nga 10 tetori 2026.
Vendimi lidhet me ndeshjen Austri – Kosovë, të zhvilluar më 27 shtator në Vjenë, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku përfaqësuesja kosovare pësoi humbje me rezultat 3:1./Albinfo.ch
The post UEFA dënon FFK-në me 35 mijë euro gjobë për sjelljet e tifozëve appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



