Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë, u bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Mitrovica

Deputetët e PDK-së sërish para Qeverisë, u bashkohen asamblistë dhe aktivistë nga Mitrovica

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin e bllokimit të hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Këtë herë, deputetëve të PDK-së u janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.

PDK-ja prej ditësh po zhvillon këtë aksion para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive dhe të përfundojë konstituimi i Kuvendit. Edhe Aleanca është përfshirë në ditët e fundit në këto aktivitete, ndërsa partitë opozitare kërkojnë që procesi të rikthehet në Kuvend.

Përmes këtyre aktiviteteve, PDK-ja dhe Aleanca po kundërshtojnë zvarritjen e procesit të konstituimit të institucioneve të reja, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë aksionet derisa të thirret vazhdimi i seancës konstituive.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.