Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Pejës, me rastin po merret Policia

Gjatë ditës së sotme një foshnjë është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete. Kjo është konfirmuar për Lajmi. net nga Driton Rugova- zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. “Sot rreth ores 08:30, Policia është informuar se një foshnjë është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar […]

Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Spitalin e Pejës, me rastin po merret Policia

Gjatë ditës së sotme një foshnjë është dërguar në Spitalin e Pejës pa shenja jete.
Kjo është konfirmuar për Lajmi. net nga Driton Rugova- zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth ores 08:30, Policia është informuar se një foshnjë është dërguar në spitalin rajonal për kontroll mjekësor, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se foshnja ka arritur në spital pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante dhe në konsultim me prokurorin e shtetit foshnja dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”- ka thënë ai.

Rugova ka thënë se rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”.