Dështon misioni hapësinor i Kinës, raketa shpërthen në një zonë kodrinore

Një raketë hapësinore kineze u rrëzua në një mal pasi shpërtheu pa paralajmërim gjatë një testimi të motorëve të saj, sipas pamjeve dramatike të kapura nga shikuesit. Raketa Tianlong-3 u ngrit papritur gjatë asaj që synohej të ishte një test tokësor i përforcuesit të saj, shkruan The Telegraph. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë [...]Read More...

Dështon misioni hapësinor i Kinës, raketa shpërthen në një zonë kodrinore

Një raketë hapësinore kineze u rrëzua në një mal pasi shpërtheu pa paralajmërim gjatë një testimi të motorëve të saj, sipas pamjeve dramatike të kapura nga shikuesit.

Raketa Tianlong-3 u ngrit papritur gjatë asaj që synohej të ishte një test tokësor i përforcuesit të saj, shkruan The Telegraph.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë përforcuesin e raketës duke shpërthyer në ajër përpara se motorët e saj të fiken dhe flakët të shpërthejnë.

Raketa, në pronësi të biznesit privat kinez Space Pioneer, më pas ra përsëri në tokë dhe u rrëzua në një zonë kodrinore pranë qytetit Gongyi në provincën Henan.