Dy detajet që Violetë Kukaj po i bën trend në ahengjet shqiptare

Prej disa sezonesh, Violetë Kukaj, shpesh e shoqëruar edhe nga vajza e saj Njomza, po vazhdon të jetë pjesë e ditëve më të veçanta të shumë familjeve shqiptare.
Përveç muzikës dhe atmosferës që krijon në ahengje, këngëtarja ka bërë të dallueshme edhe dy momente që tashmë po lidhen fort me performancat e saj.
Sa herë i afrohet nuses, Violetë Kukaj kujdeset që të mos shkojë duarthatë. Një buqetë me lule është kthyer në pjesë të pandashme të urimit të saj, duke krijuar një moment të ngrohtë dhe të veçantë gjatë mbrëmjes.
Një tjetër traditë që ajo po e përsërit në ahengje lidhet me tekstin e një prej këngëve të saj. Gjatë performancës, Violetë Kukaj e fton vjehrrën që të thyejë një gotë për bereqetin e shtëpisë, duke e kthyer vargun e këngës në një moment simbolik për familjen.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



