Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët

Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan që të largohen.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.

Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.