Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit,  Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë. Rama theksoi se bashkëpunimi

Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dhe Bujanocit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Bujanocit,  Arbër Pajaziti, ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në sport, kulturë dhe krijimin e hapësirave të reja për të rinjtë.

Rama theksoi se bashkëpunimi mes komunave krijon më shumë mundësi për të rinjtë, kudo që ata jetojnë.

Takimi u zhvillua në kuadër të finales së turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, ku sporti edhe një herë u dëshmua si gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet.