Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së

Kanë diplomuar 16 kadetë të rinj të gjeneratës së 2024-ës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch. Diplomimi tyre u bë gjatë një ceremonie të organizuar për betimin e tyre. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili i uroi kadetët për diplomimin, duke u shprehur se do ta […] The post Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së appeared first on Albinfo.

Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së

Kanë diplomuar 16 kadetë të rinj të gjeneratës së 2024-ës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Diplomimi tyre u bë gjatë një ceremonie të organizuar për betimin e tyre.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili i uroi kadetët për diplomimin, duke u shprehur se do ta kenë gjithmonë përkrahjen e tij.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka uruar kadetët e rinj të FSK-së, të cilët diplomuan sot, duke u thënë se e kanë mbështetjen e popullit, por edhe të tij.

Ai u është drejtuar atyre duke u thënë se nuk është e lehtë pesha e uniformës që do të bartin, por siç u shpreh, pikërisht përballë vështirësive, vlerësohet madhështia e njeriut.

“Dua t’jua uroj diplomimin dhe dijeni se e keni përkrahjen e popullit dhe gjithmonë do ta keni përkrahjen time. Në këtë rast, falënderoj familjarët tuaj për mbështetjen që ju kanë dhënë, e di se nuk është lehtë, mbështetja e një kadeti në zhvillimin e tij profesional  nga familja është jetike dhe është instrumentale për suksesin në vazhdim”.

“Nuk është e lehtë as pesha e uniformës që bartni, por pikërisht përballë vështirësive, vlerësohet madhështia e njeriut. Nuk ka asgjë që vlerësoj me shumë sesa betimin tuaj për t’iu përkushtuar atdheut, nuk ka asgjë që më bën më tepër krenar se të jem me ju  këtu sot e të shoh Ushtrinë e Republikës së Kosovës teksa rritet dhe zhvillohet”, u shpreh ai.

 

The post Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së appeared first on Albinfo.