Dita e dytë në Shqipëri, Bill Clinton takim me Edi Ramën në rezidencën qeveritare

Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton që prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Ai u prit pasditen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza”nga kryeministri Edi Rama, ku më pas mes intekeltualëve dhe qytetarëve të shumtë u mbajt një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë, ditën e sotme, në ditën […] The post Dita e dytë në Shqipëri, Bill Clinton takim me Edi Ramën në rezidencën qeveritare appeared first on Newsbomb Albania.

Dita e dytë në Shqipëri,  Bill Clinton takim me Edi Ramën në rezidencën qeveritare

Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton që prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare.

Ai u prit pasditen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza”nga kryeministri Edi Rama, ku më pas mes intekeltualëve dhe qytetarëve të shumtë u mbajt një ceremoni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, ditën e sotme, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, ish-presidenti ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Burime për mediat bëjnë me dije se takimi po zhvillohet në “Vilën 30”, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit.

Presidenti i 42-të i SHBA-ve u vlerësua dje me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”.

The post Dita e dytë në Shqipëri, Bill Clinton takim me Edi Ramën në rezidencën qeveritare appeared first on Newsbomb Albania.