DJ Gimbo: Pasi jam ndarë nga partnerja, kuptova që më tradhtoi me një koleg timin

DJ Gimbo dhe Selin Bollati janë shfaqur në një bisedë të sinqertë për raportin mes tyre dhe të kaluarën. DJ nga Kosova ka ndarë detaje për një lidhje të fundit që kishte, ku kuptoi se e kishte tradhtuar partnerja. Por, banori thotë se këtë e mësoi pasi që ishte ndarë dhe ndodhi me një koleg […]

DJ Gimbo: Pasi jam ndarë nga partnerja, kuptova që më tradhtoi me një koleg timin

DJ Gimbo dhe Selin Bollati janë shfaqur në një bisedë të sinqertë për raportin mes tyre dhe të kaluarën.

DJ nga Kosova ka ndarë detaje për një lidhje të fundit që kishte, ku kuptoi se e kishte tradhtuar partnerja.

Por, banori thotë se këtë e mësoi pasi që ishte ndarë dhe ndodhi me një koleg të tij.

“Lidhjen e fundit që e kam pasur unë me një çikë të Kosovës. E kam kuptuar që më ka tradhtuar pasi jam ndarë nga ajo”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur. Kam kuptuar që më ka tradhtuar me një koleg timin, edhe ai DJ. Këtë më ka treguar ish-femra e atij DJ. Unë i kam besuar shumë”.

Gimbo e ka pyetur edhe Selin nëse ka tradhtuar ndonjëherë, ose nëse është ndjerë e tillë.

Duket se raporti i tyre po ecën përpara dhe se mund të kenë më shumë se miqësi bashkë.