Djegia e pallatit, Shabani: Zbuloi se institucionet janë të papërgatitura

Avokati i Popullit Endri Shabani prezantoi sot raportin vjetor të institucionit që ai drejton, ku ndër të tjera tha se zjarri i rënë në pallatin pranë QSUT-së “zbuloi se institucionet janë të papërgatitura”.
“Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimin social”, u shpreh Shabani.
Disa nga gjetjet kryesore të Raportit 2025 sipas Avokatit të Popullit janë: “Numrin më të lartë të ankesave institucioni ynë e merr për Kadastrën. Qytetarët presin dëmshpërblim edhe për përmbytjet e vitit 2010. Qytetarit presin mesatarisht 4 vjet për një vendim gjyqësor. Burgjet janë të mbipoulluar. Shqetësues është trajtimi i të miturve në protesta. Ata janë pyetur në komisariate pa praninë e prindërve. Shërbimet në administratë, janë bërë më të vështira prej digjitalizimit”.



