Do të ketë një udhëzim plotësisht të ri, ku do të përsëritet e njëjta gjë, paralajmëroi ministri Lloga për certifikatat

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se ka nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një vendimi të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, që certifikatat e lindjes të kenë edhe përmbajtjen e përkatësisë etnike të qytetarëve, raporton REL. Udhëzimi me përmbajtjen etnike të dokumenteve të librit të gjendjes civile ishte nënshkruar nga […]

Do të ketë një udhëzim plotësisht të ri, ku do të përsëritet e njëjta gjë, paralajmëroi ministri Lloga për certifikatat

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut njoftoi të mërkurën se ka nisur procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një vendimi të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, që certifikatat e lindjes të kenë edhe përmbajtjen e përkatësisë etnike të qytetarëve, raporton REL. Udhëzimi me përmbajtjen etnike të dokumenteve të librit të gjendjes civile ishte nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 29 maj.

Ministri Lloga tha se vendimin e kishte bazuar në një ligj të miratuar në vitin 1995 ku parashihej që në certifikatat e gjendjes civile të shkruhej edhe përkatësia etnike. Por, vendimi i tij ka shkaktuar reagime të shumë në mesin e disa partive politike maqedonase, shoqatave, ekspertëve juridikë dhe ish-personaliteteve politike.

Partia “E Majta” ka nisur procedurën në Gjykatën Kushtetuese, por ky organ gjyqësor me vetiniciativë ka hapur lëndë për këtë rast dhe fillimisht ka vendosur pezullimin e vendimit të ministrit Lloga.

Gjykata Kushtetuese me shumicës votash ka konstatuar shkelje ligjore lidhur me publikimin me vonesë të vendimit në Gazetën Zyrtare.

Vendimet shpallen shtatë ditë pas miratimit, por në rastin konkret sipas Kushtetueses, ai është shpallur pas tejkalimit të afatit ligjor.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës për pezullimin e vendimit për shkak të shkeljes së afateve gjatë publikimit në Gazetën Zyrtare, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se Kushtetuesja ka vepruar me “standarde të dyfishta”, pasi, sipas tij, shumë ligje e vendime tjera janë në fuqi pavarësisht shkeljeve të tilla.

Ai prezantoi dhjetëra vendime, të cilat në dy-tre muajt e fundit janë shpallur në Gazetën Zyrtare jashtë afateve ligjore, andaj edhe ato tha se do t’i dorëzoj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam i lumtur që ndodhi kjo me udhëzimin që kam nënshkruar unë pasi dalin në pah edhe shumë parregullsi të tjera që janë bërë ndër muaj dhe vite ku shihet se është shkelur afati kushtetues. Ndërkohë paralajmëroj se do të ketë një udhëzim plotësisht të ri, ku do të përsëritet e njëjta gjë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Do të mbetet në fuqi edhe ajo pjesa e udhëzimit që nuk ishte pjesë e diskutimit, por vetëm pjesa formale e jo edhe ajo përmbajtjesore”, deklaroi Lloga.

Udhëzimi i ministrit të Drejtësisë Krenar Loga, me të cilin ka futur grafën për përkatësinë etnike në certifikata, përkohësisht nuk do të jetë i vlefshëm. Ky është vendimi i gjyqtarëve kushtetues, i marrë me pesë vota “pro” dhe dy “kundër”.

Më 30 qershor, për shkak të dyshimit për antikushtetutshmëri Gjykata Kushtetuese njoftoi se me vetiniciative ka hapur procedurë.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në fund të majit e nënshkroi udhëzimin me çka vendoset përkatësia etnike në certifikatën lindjes, certifikatën e kurorëzimit dhe certifikatën e vdekjes.

LEXO: Gjykata Kushtetuese: Përkohësisht nuk do të ketë grafë për përkatësinë etnike në certifikata LEXO: Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për udhëzimin që lejon “deklarimin e përkatësisë etnike në certifikata” LEXO: RMV, u nënshkrua udhëzimi me të cilin përkatësia etnike vendoset në dokumentet e identifikimit, kështu duken (Foto) LEXO: Maqedonasit e punësuar si shqiptarë, drejtori i Agjencisë së Administratës: S’kemi mekanizëm ligjor për ta penguar