Dolën në shitje biletat për Kosovë–Austri, ja sa kushtojnë

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se biletat për përballjen mes Kosovës dhe Austrisë tashmë janë në dispozicion për tifozët.
Ndeshja do të luhet më 4 tetor 2026, duke nisur nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Biletat mund të blihen online përmes platformës zyrtare të shitjes. Çmimi ndryshon në varësi të tribunës:
Veri/Jug: 20 euro
Lindje: 30 euro
Perëndim: 50 euro
VIP: 150 euro
Tifozët e Kosovës tashmë mund të sigurojnë biletat e tyre për këtë përballje të rëndësishme.
The post Dolën në shitje biletat për Kosovë–Austri, ja sa kushtojnë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



