Dreshaj: Harmonizimi i trekëndëshit IKShKP, QKUK dhe MSh, është parakusht i suksesit në shëndetësi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se harmonizimi dhe funksionalizimi i trekëndëshit IKShKP, QKUK dhr MSh, është parakusht i suksesit në shëndetësi. Kështu ka thënë Dreshaj në 99-vjetorin e IKShKP-së “Sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u shënua 99 […]

Dreshaj: Harmonizimi i trekëndëshit IKShKP, QKUK dhe MSh, është parakusht i suksesit në shëndetësi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka thënë se harmonizimi dhe funksionalizimi i trekëndëshit IKShKP, QKUK dhr MSh, është parakusht i suksesit në shëndetësi.

Kështu ka thënë Dreshaj në 99-vjetorin e IKShKP-së

“Sot në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale u shënua 99 vjetori i IKSHKP. Në këtë takim ngrita nevojën e rishikimit të kurikulave specialistike dhe rifreskimin e moduleve edukative në Fakulltetin e Mjeksisë. Harmonizimi dhe funksionalizimi i trekendëshit IKSHKP, QKUK dhe MSH është parakusht i suksesit në shëndetësi. Shembulli më i mirë i këtij funksionimi të mirë është menaxhimi i EHKC dhe pandemisë së Covid 19. Sot jetojmë në kohën e globalizimit që rezulton më rritje të incidencës të pandemive si dhe paraqitje të sëmundjeve të reja”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj ka shtuar se politikëberja sot duhet fokusuar që specializimet jo atraktive.

“Domosdoshmëri e kohës është përkushtimi në studimin e sëmundjeve të udhëtarëve. Politikëberja sot duhet fokusuar që specializimet jo atraktive, por me interes të veçant shtetëror, si shëndeti publik dhe lëmitë e caktuara klinike të stimulohen”, është shprehur Dreshaj.