Dy persona të lënduar nga aksidenti në Suharekë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në Suharekë, konkretisht në zonën industriale. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. “Sot me date 22.06.2024, rreth orës 06:50 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje […]

Dy persona të lënduar nga aksidenti në Suharekë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në Suharekë, konkretisht në zonën industriale.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot me date 22.06.2024, rreth orës 06:50 është raportuar për një aksident trafiku në hyrje të Suharekës, konkretisht në zonën industriale. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Përveç dëmeve materiale së paku dy persona kanë marr lëndime të lehta trupore”, ka thënë ai.