E dyshuara për vrasjen e foshnjës në Podujevë shkoi në QKUK me gjakderdhje, aktualisht po trajtohet aty

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën e 30 qershorit në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasje të foshnjës gjatë lindjes. Një nga të arrestuarat, gruaja shtatzënë dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm, e që më pas ka kërkuar ndihmë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga […]

E dyshuara për vrasjen e foshnjës në Podujevë shkoi në QKUK me gjakderdhje, aktualisht po trajtohet aty

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën e 30 qershorit në Podujevë, ku dy gra janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në vrasje të foshnjës gjatë lindjes. Një nga të arrestuarat, gruaja shtatzënë dyshohet se ka kryer abort të kundërligjshëm, e që më pas ka kërkuar ndihmë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nga Gjinekologjia kanë thënë për se e dyshuara, gruaja shtatzënë momentalisht është duke u trajtuar aty.

Zef Ndrejaj, Drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë tha për se e dyshuara kishte ardhur me gjakderdhje në klinikë.

“Ajo është ardhë me gjakderdhje. Është duke u trajtuar tek ne”, tha shkurtimisht Ndrejaj për ndërsa shtoi se s’mund të jepte informacione më shumë duke qenë se rasti është nën hetime.

Se hetimet kanë nisur për rastin, sot paradite e konfirmoi për Gazetën, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj tha se se hetimet lidhur me rastin kanë nisur për dy vepra penale. Gruaja e cila po dyshohet se kreu abortin e jashtëligjshëm do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa ndaj të arrestuarës së dytë është iniciuar rasti për “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës edhe në raportin 24 orësh

“Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.