E fshehi me vite, Monika e Big Brotherit më në fund zbulon partnerin

Monika e Big Brotherit më në fund zbulon partnerin që fshehi me vite. Monika Lubonjën e kemi parë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes pas eksperiencës në edicionin e parë të “BBVIP”, teksa ka qenë e përfshirë si në produksione të reja televizive, intervista, programe dhe së fundmi mendohet se do të ketë […]

E fshehi me vite, Monika e Big Brotherit më në fund zbulon partnerin

Monika e Big Brotherit më në fund zbulon partnerin që fshehi me vite.

Monika Lubonjën e kemi parë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes pas eksperiencës në edicionin e parë të “BBVIP”, teksa ka qenë e përfshirë si në produksione të reja televizive, intervista, programe dhe së fundmi mendohet se do të ketë një rol në “Kepin e VIP-ave”, emision që nis së shpejti në Top Channel.

Ndërkohë, këto ditë ajo ka përfituar pak nga rasti edhe për të pushuar, e teksa shijon rrezet e diellit buzë pishinës, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj “partnerin e ëndrrave”.

Kështu, bashkangjitur një fotoje të dikujt, që nuk e dimë a njeh ose jo aktorja, teksa ky person qëndron në pishinë gjysëm i zhytur dhe ndërkohë lexon një libër, Lubonja shkruan se kështu e sheh “partnerin e ëndrrave”, “të laguar nga mezi e poshtë dhe dhe i ditur nga mezi e lartë”.

Pjesën e dytë të përshkrimit e kuptuam, se cfarë ka ndodhur të thotë me të parën nuk e kemi ende të qartë, a e ka figurativisht apo literalisht, megjithatë sido që ta ketë këtë kërkon aktorja e njohur.