E hëna nis me mot të paqëndrueshëm, i gjithë territori nën ndikimin e reshjeve

E hëna nis me mot të paqëndrueshëm, i gjithë territori nën ndikimin e reshjeve

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore.

Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.

Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon do të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.