ECPMF thotë se ka presion politik për shkarkim të drejtorit të RTK-së: Akt jashtëzakonisht jodemokratik

Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) ka reaguar lidhur me presionin politik që po ushtrohet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj. “Ne jemi të shqetësuar nga kriza në rritje brenda Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK) rreth presionit politik që po ushtrohet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm, z. Shkumbin Ahmetxhekaj. […]

ECPMF thotë se ka presion politik për shkarkim të drejtorit të RTK-së: Akt jashtëzakonisht jodemokratik

Qendra Evropiane për Liri të Mediave (ECPMF) ka reaguar lidhur me presionin politik që po ushtrohet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

“Ne jemi të shqetësuar nga kriza në rritje brenda Transmetuesit Publik të Kosovës (RTK) rreth presionit politik që po ushtrohet për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm, z. Shkumbin Ahmetxhekaj. Kjo u ngrit për herë të parë nga ish-Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon-Taubadel më 15 janar 2024, ku përmendi përpjekjet për të zëvendësuar drejtorin aktual me një individ pro qeverisë”, thuhet në reagimin e ECPMF-së.

Qendra Evropiane për Liri të Mediave thotë se çdo ndërhyrje politike në menaxhimin e transmetuesit publik do të ishte një akt jashtëzakonisht jodemokratik, duke kërkuar nga bordi i mediumit që t’i rezitoj presioneve të tilla.
“Ju shkruajmë për t’ju kujtuar se çdo ndërhyrje politike në menaxhimin e transmetuesit publik do të ishte një akt jashtëzakonisht jodemokratik dhe roli juaj si anëtarë të bordit është t’i rezistoni të gjitha presioneve të tilla”, thuhet tutje.

ECPMF thote se RTK-së transmetuesi publik aktualisht është stacioni i dytë televiziv më i besueshëm në Kosovë duke konsideruar se ky është sukses i menaxhimit të mirë të bordit të RTK-së dhe drejtorit të përgjithshëm

“Sipas një sondazhi, transmetuesi publik aktualisht është stacioni i dytë televiziv më i besueshëm në Kosovë. Një sukses i tillë është rezultat i punës së përbashkët të bordit të RTK-së dhe drejtorit të përgjithshëm, duke treguar se transmetuesi i Kosovës është duke përmbushur misionin e tij për t’i shërbyer publikut”, thuhet tutje.

Poashtu, ECPMF në reagim drejtuar bordit, lutet që të sigurohen që transmetuesi publik të vazhdojë t’i shërbejë publikut dhe jo interesave politike

“Ju lusim që të merrni parasysh me kujdes vendimet tuaja të ardhshme dhe të siguroheni që transmetuesi publik të vazhdojë t’i shërbejë publikut dhe jo interesave politike. Liria e medias, në përgjithësi, dhe reformat e vazhdueshme në transmetuesin publik në veçanti, do të dëmtohen seriozisht dhe do të minohen nëse ndryshimet e motivuara politikisht në menaxhimin e transmetuesit publik janë të suksesshme.”