Edi Rama e përcjell “live” konferencën e Kurtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përcjellë ‘live’ në Facebook konferencën e sotme të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit. Përmes fotografisë së mëposhtme shihet faqja zyrtare e Edi Ramës duke e përcjellë këtë konferencë të Kurtit. Kryeministri Kurti ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin Kryeministri […]

Edi Rama e përcjell “live” konferencën e Kurtit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përcjellë ‘live’ në Facebook konferencën e sotme të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Përmes fotografisë së mëposhtme shihet faqja zyrtare e Edi Ramës duke e përcjellë këtë konferencë të Kurtit.

Kryeministri Kurti ka folur për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të cilin Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha javën e kaluar se ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë.

I pari i Qeverisë në një konferencë për media propozoi që kryeministri shqiptar atë draft-statut t’ia propozojë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Unë nuk kam dyshim që kryeministri shqiptar, Edi Rama beson që propozimi i tij i draft-statutit është i mirë dhe duke qenë kështu , atëherë krejt çfarë unë propozoj është që Kryeministri Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare t’ia prezantoj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, tha Kurti.