Egla i kundërpërgjigjet Gent Zenelajt: Burrat i shohin gratë si shërbëtore

Aktori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, i pyetur nga moderatorët për një mendim për fituesen e “Big Brother Vip Albania 3”, aktori tha se e ka mbështetur shumë mikun e tij Julian Deda, sidomos me vota. “Unë nuk bëj mbështetje me drona dhe helikopterë. Natyrat si Juli nuk kanë nevojë për […]

Egla i kundërpërgjigjet Gent Zenelajt: Burrat i shohin gratë si shërbëtore

Aktori Gentian Zenelaj i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, i pyetur nga moderatorët për një mendim për fituesen e “Big Brother Vip Albania 3”, aktori tha se e ka mbështetur shumë mikun e tij Julian Deda, sidomos me vota.

“Unë nuk bëj mbështetje me drona dhe helikopterë. Natyrat si Juli nuk kanë nevojë për mbështetje okulte. Juli më tha që do e bënte prapë “Big-un”, i tillë është ai,” u shpreh Zenelaj.

Aktori nuk e mohoi faktin që e pyesin shumë për raportin e tij me një tjetër kolege, Egla Cenon. “Eglën e kam pasur katër vjet shoqe klase. Ashtu vendosi të ndiqte strategjinë e lojës së saj. Nuk e di nëse ka qenë lojë, apo ashtu është realisht, por në shumë gjëra më ka surprizuar. E di që do e bëni lajm nëpër portale. Ajo e fitoi lojën, por profilin tonë të aktorëve më mirë e nxori Juli. Për mua ai është fituesi”,-vijoi ai.

Nuk vonoi shumë që Egla t’i përgjigjej virtualisht Gentianit me një postim në Instagram. ”Burrat i shohin gratë si mbretëresha, princesha, muza, kuzhiniere, shtëpiake, nëna, bija, dashnore. Vetëm si gra nuk i shohin kurrë! Duhet të jetë shumë e vështirë për ta, prandaj me sa duket nuk bëjnë me faj njëri-tjetrin kur përdorin fjalë denigruese ndaj një gruaje”.

“Më ka surprizuar! Nuk them për mirë apo për keq se do bëhet lajm portalesh, por më ka surprizuar për keq”,-shkroi ajo në mbishkrim.