Enver Dugolli: Për zbatimin e ligjit nuk koordinohemi as me KFOR-in

Deputeti Dugolli: Për zbatimin e ligjit nuk koordinohemi as me KFOR-in. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të koordinohen me askënd për zbatimin e ligjit. Duke folur në DPT te Fidani në T7, Dugolli ka deklaruar se zbatimi i ligjit është primar për […]

Enver Dugolli: Për zbatimin e ligjit nuk koordinohemi as me KFOR-in

Deputeti Dugolli: Për zbatimin e ligjit nuk koordinohemi as me KFOR-in.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të koordinohen me askënd për zbatimin e ligjit.

Duke folur në DPT te Fidani në T7, Dugolli ka deklaruar se zbatimi i ligjit është primar për Kosovën.

“Koordinim për zbatimin e ligjit nuk do të ketë. Zbatimi i ligjit është primari. Çdo kush që i futë gishtat dhe mendon që duhet të ketë koordinim para zbatimit të ligjit, është çështje e gabuar”, ka thënë ai.

Dugolli ka thënë se për zbatimin e ligjit nuk mund të ketë koordinim as me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Ne nuk biem në atë grackë, pasi që i bie se po bëjmë pazar me zbatimin e ligjit. Arrestimi i njerëzve, biografitë kriminale të të cilëve, asnjëherë s’do të ketë koordinim. As me KFOR-in, sepse ka mandat tjetër, e Policia e Kosovës ka mandat tjetër”, ka thënë ai,

“Serbia është ajo që e dëshiron destabilizimin e Kosovës”, ka deklaruar ai.