Pas Erblin Osmanit, edhe Yll Gashi mund t’i bashkohet Kosovës

Kosova mund të përfitojë edhe nga një tjetër talent i ri i Bayern Munichut. Bëhet fjalë për sulmuesin 17-vjeçar Yll Gashi, i cili, sipas portalit “Fansat e Futbollit Kosovar”, pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sipas burimeve të afërta me futbollistin, Gashi së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin bavarez. Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të përfaqësueses së Gjermanisë.
Lajmi vjen një ditë pasi menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Gashi, bëri të ditur në Telesport se një tjetër futbollist i ri pritet t’i bashkohet Dardanëve.
Nëse konfirmohet, afrimi i Yll Gashit do të ishte një tjetër zhvillim pozitiv për Kosovën, e cila synon të afrojë talente të reja që po zhvillohen në akademitë e klubeve të mëdha evropiane.
Për momentin, kalimi i tij te Kosova mbetet i pakonfirmuar zyrtarisht./Albinfo.ch
The post Pas Erblin Osmanit, edhe Yll Gashi mund t’i bashkohet Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



