Ermal Sadiku: LDK i ka dorëzuar amendamentet në gjykatë, po presim vendimin dhe vazhdojmë angazhimet politike
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Ermal Sadiku në emisionin Gazeta tha se partia e tij tashmë i ka dorëzuar të gjitha propozimet dhe amendamentet e kërkuara në gjykatë, duke theksuar se në këtë fazë mbetet të pritet vendimi i institucioneve kompetente. Sipas Sadikut, LDK është duke vepruar në përputhje të plotë me procedurat dhe


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Ermal Sadiku në emisionin Gazeta tha se partia e tij tashmë i ka dorëzuar të gjitha propozimet dhe amendamentet e kërkuara në gjykatë, duke theksuar se në këtë fazë mbetet të pritet vendimi i institucioneve kompetente.
Sipas Sadikut, LDK është duke vepruar në përputhje të plotë me procedurat dhe nuk do të ndërhyjë në procesin gjyqësor.
“Ne i kemi dërguar idetë dhe amendamentet tona në gjykatë, ashtu siç është kërkuar nga partia. Tani jemi në pritje të vendimit,” u shpreh ai.
Ai shtoi se paralelisht me këtë proces, LDK po vazhdon aktivitetin e saj politik në terren dhe në publik.
“Në ndërkohë, po vazhdojmë punët që duhet t’i bëjë një parti – paraqitjet në media dhe takimet në terren, aq sa kemi mundësi,” tha Sadiku.
Deputeti i LDK-së nënvizoi se partia është e kujdesshme që të mos përfshihet në çështjet që janë në shqyrtim gjyqësor.
“Nuk duhet të përzihemi në pjesën e gjykatës dhe jemi duke e respektuar këtë parim. Kjo është maksimumi që mund të bëjë një parti në këto momente,” përfundoi ai.


