Fatjona Kasapi, Akil Gjakova e Flaka Loxha, tri medalje të bronzta brenda ditës për Kosovën

Fatjona Kasapi, Akil Gjakova e Flaka Loxha, tri medalje të bronzta brenda ditës për Kosovën

Xhudistët e Kosovës Fatjona Kasapi, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha, kanë fituar medalje të bronzta në garat e sotme të xhudos në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Medalja e parë e ditës për xhudon ishte e Fatjonës, e dyta për Kosovën.

Akil Gjakova i sjell xhudos medaljen e dytë dhe te tretën për Kosovën teksa Flaka Loxha, fitoi medaljen në kategorinë -57 kg.

Xhudistja Erza Muminoviq, u rendit e 5-ta, pasi humbi përballjen vendimtare për të bronztën me spaniollen Mireia Salvador.

Njëjtë edhe Dardan Cena, i cili shënoi tri fitore, por nuk arriti të triumfoj për të bronztën dhe përfundoi i 5-ti.

The post Fatjona Kasapi, Akil Gjakova e Flaka Loxha, tri medalje të bronzta brenda ditës për Kosovën appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.