Felix transferohet te gjiganti Italian

Joao Felix transferohet te gjiganti Italian. Lajm bombastik nga Italia, Joao Felix transferohet në Serie A. Sulmuesi portugez, Joao Felix u largua nga Atletico Madrid në janar për tiu bashkuar Chelsea në formë huazimi, por portugezi nuk arriti të lërë gjurmë në Stamford Bridge. Agjenti i Felix, Jorge Mendes, ka filluar të kërkojë skuadër të […]

Felix transferohet te gjiganti Italian

Joao Felix transferohet te gjiganti Italian.

Lajm bombastik nga Italia, Joao Felix transferohet në Serie A.

Sulmuesi portugez, Joao Felix u largua nga Atletico Madrid në janar për tiu bashkuar Chelsea në formë huazimi, por portugezi nuk arriti të lërë gjurmë në Stamford Bridge.

Agjenti i Felix, Jorge Mendes, ka filluar të kërkojë skuadër të re për 23-vjeçarin dhe sipas raportimeve të fundit gjiganti italian dëshiron shërbimet e portugezit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e Felix.

Te Zonja e Vjetër pritet një revolucion i madh gjatë kësaj vere dhe Biankonerët e kanë piketuar Felix si përforcimin ideal për vijën e sulmit.