Fillojnë hetimet për përleshjen fizike në një shkollë në Prishtinë, Drejtoria e Arsimit në pritje të raportit disiplinor
Një incident ka ndodhur në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës shihet duket goditur disa herë një nxënës, derisa ky i fundit reagon duke e goditur me shqelm në stomak. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se mësimdhënësi dhe nxënësi janë shoqëruar në polici. “Sot


Një incident ka ndodhur në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës shihet duket goditur disa herë një nxënës, derisa ky i fundit reagon duke e goditur me shqelm në stomak. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se mësimdhënësi dhe nxënësi janë shoqëruar në polici.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë”, tha ai.
“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”.
Pllana shtoi se policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.
“Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur një hetim për zbardhjen e rastit”, shtoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës.
Mediat kanë kontaktuar edhe drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Samir Shahini, i cili tha se janë në dijeni të rastit dhe se do të presin raportin e komisionit disiplinor të shkollës për të marrë hapat e mëtejshëm.
“Aktualisht jemi në dijeni për rastin e dhunës, por fillimisht duhet që përmes komisionit disiplinor të mblidhen të gjitha dëshmitë nga mësimdhënësi, nëse lirohet nga Policia e Kosovës, më pas të fillohet me dëshmi nga nxënësi dhe personat e pranishëm në vendngjarje”, tha ai.
“Në bazë të pamjeve, jemi në pritje të mbledhjes së informatave dhe më pas të thirret edhe prindi i nxënësit”.
“Në këtë rast duhet të shqyrtohet edhe se si ka filluar e gjithë ngjarja, të suspendohet më pas mësimdhënësi dhe procedurat tjera nëse duhet t’i ndërrohet shkolla apo t’i hiqet licenca”, shtoi Shahini. /Telegrafi


