Fillon takimi Borrell-Kurti në Bruksel

Nis takimi Borrell-Kurti në Bruksel. Ka filluar takimi bilateral i kryeministrit Albin Kurti me ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Josep Borrell, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali. Ajo më herët tha se ende nuk dihet nëse do të ketë takim trilateral mes Kurtit e Vuçiqit dhe ndërmjetësuesve europianë. Nikoqiri i […]

Fillon takimi Borrell-Kurti në Bruksel

Nis takimi Borrell-Kurti në Bruksel.

Ka filluar takimi bilateral i kryeministrit Albin Kurti me ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Josep Borrell, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali.

Ajo më herët tha se ende nuk dihet nëse do të ketë takim trilateral mes Kurtit e Vuçiqit dhe ndërmjetësuesve europianë.

Nikoqiri i takimit, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet që të dalë me një deklaratë për media, raporton Gazeta Express.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell, i ndihmuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që të rikthehet të zbatimi i marrëveshjeve të dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në një njoftim për media nga Bashkimi Europian.

Kurti dhe Vuçiq e kishin konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e thirrur nga Borrelli.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët gjatë 22 qershorit tha se të enjten do të takohet me Borrellin në Bruksel, por jo edhe me Kurtin.

“Biseda me të [Kurtin] nuk ka kuptim. Ai na jep leksione për filozofinë, pak për [Adem] Demaçin, pak për [Karl] Marx”, tha Vuçiq.

Një ditë më parë, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e Brukselit.

Ai tha se në atë takim do të insistojë “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve [të Kosovës] që po mbahen peng nga Serbia, shtensionimin e situatës dhe normalizimin e raporteve”.