Flet Hisen Berisha pas takimit me ambasadorin Berishaj: Nuk ndryshojn qëndrimet kaq lehtë, e kanë takuar edhe të tjerët

Deputeti i PDK-së, ka reaguar pas kritikave të shumta që u takua me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Berisha për Front Online ka thënë se politika e brendshme nuk mund të reflektoj në politikat e jashtme. Deputeti Berisha ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se takime me ambasadorin Berishaj kanë pas […]

Flet Hisen Berisha pas takimit me ambasadorin Berishaj: Nuk ndryshojn qëndrimet kaq lehtë, e kanë takuar edhe të tjerët

Deputeti i PDK-së, ka reaguar pas kritikave të shumta që u takua me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Berisha për Front Online ka thënë se politika e brendshme nuk mund të reflektoj në politikat e jashtme.

Deputeti Berisha ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim dhe se takime me ambasadorin Berishaj kanë pas edhe deputetë e tjerë.

“Nuk ndryshojnë qëndrimet kaq lehtë! Kurse takimet ndodhin, edhe kanë ndodhur, jo veç me mua por edhe shumë deputetë të opozitës e pozitës, politikanë opozitarë e qeveritarë, takohen me përfaqësuesit diplomatik të shtetit, janë takuar edhe me Ambasadorin Berishaj veç se e kan mbajt fshehur. Por, kjo s’do të thotë se ndryshojnë qëndrimet. Po mos u merrni me insinuata. Afera GEN mbetet e hapur. Korrupsioni në diplomaci mbetet temë e hapur. Qëndrimet e mia në raport me atë pjesë nuk ndryshojnë aspak. Hetimet duhet të bëhen e të ketë një vendim juridik të plotfuqishëm”, tha ai.

Derisa ka lavdëruar punën e ambasadorit Berisha që e ka bërë gjatë luftës në Kosovës.

Ky është reagimi i tij i plotë, dërguar për Front Online.

Kjo është kur i edukojmë qytetarët e mbështetësit partiak në urrejtje, në vend të respektimit të ndërsjellë me ata që mendojnë ndryshe. Është një aksiomë “food for thought.” Pa dashur dhe mendoj se as që duhet ta dekontestoj këtë situatë, por, “politikat e brendshme nuk duhet të reflektojnë në politikat e jashtme.” Në Zagreb, Berlin, a Ëashington jo vetëm Ambasadorët e stafi diplomatik, por edhe Albini është aktualisht përfaqësues (Kryeministër me votat e shumicës) i të gjithëve, edhe i imi. Sa do që për mua është e papranueshme politika e tij, mund të jemi kundërshtarë politik dhe e luftoj me mjete politike, por nuk do të thotë se jemi armiq, se përndryshe i kisha ndërruar mjetet e “luftimit”. Kurse në politikat e brendshme është tjetër gjë…!

Nuk ndryshojnë qëndrimet kaq lehtë! Kurse takimet ndodhin, edhe kanë ndodhur, jo veç me mua por edhe shumë deputetë të opozitës e pozitës, politikanë opozitarë e qeveritarë, takohen me përfaqësuesit diplomatik të shtetit, janë takuar edhe me Ambasadorin Berishaj veç se e kan mbajt fshehur. Por, kjo s’do të thotë se ndryshojnë qëndrimet. Po mos u merrni me insinuata. Afera GEN mbetet e hapur. Korrupsioni në diplomaci mbetet temë e hapur. Qëndrimet e mia në raport me atë pjesë nuk ndryshojnë aspak. Hetimet duhet të bëhen e të ketë një vendim juridik të plotfuqishëm. Profesorin Berishaj e kam takuar e vizituar edhe shumë herë të tjera, para e pas luftës, edhe i kam shkuar në ngushëllime për nënën, e më ka ardhur ngushëllime për babën. E kam takuar viteve ’90 e tutje, kur u krijua këshilli politik për luftë. E aty e ka ftuar edhe vet Drejtori politik i UÇK. Axha i tij, Tom Berisha, ka kontribut të veçantë në përgatitjet për luftë e liri. Ky po që bart titull evropian si profesor.

E meqë u takuam në simpoziumin ndërkombëtar për krimet e komunizmit, të ftuar nga Instituti Shkencor, Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, e vizitova edhe Ambasadorin dhe Ambasadën e shtetit tim. Unë nuk jam prej Serbie, por prej Kosove, jam shqiptar! Si mendoni ju që një deputet i Kuvendit futet në një sallë simpoziumi ndërkombëtar, e gjen Ambasadorin e shtetit të vet me shumë ambasadorë shtetesh të tjera, i cili e pret, a nuk duhet t’i flasë?! Deputeti me status gjenerali në pension, shkon në një shtet e nuk e njofton Ambasadën e vet dhe Atasheun Ushtarak, si në këtë rast z. Shpend Zogaj, a do të ishte veprim profesional e institucional sipas të gjithë juve që mendoni ndryshe?! Fundja unë nuk jam takuar veç me kushëririn e fisit e mikun tim Martin Berisha, por me Ambasadorin fuqiplotë të shtetit tim. Edhe fundja, “Ambasadori mu betua në kokën e Albinit se nuk ka vjedh gjë”, ndaj shkova që ta pij një kafe në Ambasadë.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste,” takova edhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun ishtarak z. Shpend Zogaj, etj. Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. E falemindoj Ambasadorin për pritjen e dhuratën e veçantë- librin!

Ndryshe, Gazeta sllovene “Prava” kishe botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Sipas gazetën “Prava”, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”. Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.