FOTO që po ‘çmend’ rrjetin, Aurora pranë Londrimit, a janë bashkë?

Ish-banorja e BBVK, Aurora Rrusta, ka rikthyer vëmendjen e publikut pasi ka publikuar së fundmi disa foto në rrjete sociale, ku shfaqet në shoqërinë e Londrimit.
Të dy ndodhen në Tiranë, duke kaluar kohë së bashku, çka ka ngritur menjëherë pikëpyetje te ndjekësit e tyre, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Aurora dhe Londrimi kanë pasur një raport miqësor, ku nuk kanë munguar as momentet e flirtit mes tyre.
Publikimi i fotove të fundit ka bërë që fansat të aludojnë se mes tyre mund të ketë nisur diçka më tepër jashtë shtëpisë së famshme.
Megjithatë, deri më tani as Aurora dhe as Londrimi nuk kanë reaguar për të sqaruar natyrën e raportit të tyre.
A është kjo një histori e re dashurie apo thjesht një miqësi e afërt? Kjo mbetet ende për t’u parë.
Screenshot




