Francë/ Kandidatja e ekstremit të djathtë tërhiqet nga gara, pas fotos me kapelen naziste

Një kandidate e partisë “Tubimi Kombëtar” të Marine Le Pen është tërhequr nga gara edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, për zonën elektorale të Calvados. Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se në rrjet është bërë virale një foto e saj, [...]Read More...

Francë/ Kandidatja e ekstremit të djathtë tërhiqet nga gara, pas fotos me kapelen naziste

Një kandidate e partisë “Tubimi Kombëtar” të Marine Le Pen është tërhequr nga gara edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, për zonën elektorale të Calvados.

Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se në rrjet është bërë virale një foto e saj, ku shfaqet e veshur me një kapele naziste.

Largimin e saj nga gara e njoftoi delegati i partisë Philippe Chapron mëngjesin e kësaj të marte.

FLASH | Ludivine Daoudi, candidate du RN dans le Calvados, avait posé avec une casquette de la Luftwaffe (armée de l’air nazie), une croix gammée vissée sur le front. (Libération)

— AlertesInfos (@AlertesInfos) July 2, 2024

“Ajo nuk e mohon, ajo e bëri këtë foto disa vite më parë në Saint-Pierre-sur-Dives. Në të vërtetë fotografia ka lënë shije të hidhur. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”, theksoi Chapron.

Që nga fillimi i fushatës legjislative, disa kandidatë të Tubimit Kombëtar janë tërhequr nga gara për shkak të vërejtjeve raciste ose antisemitike. Kandidati për Morbihan, Joseph Martin u përjashtua para raundit të parë për shkak të një mesazhi antisemitik të publikuar në 2018 në rrjetet sociale.

/abcnews.al