Fshesë të Inter, pritet largimi i katër lojtarëve të rëndësishëm

Katër futbollistët seniorë të Interit që pritet të largohen këtë verë Interi ka vendosur ta rinojë skuadrën para fillimit të sezonit 2023/2024 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, do t’i lejojë katër futbollistë seniorë të largohen këtë verë. Edin Dzeko nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Nerazzurrët dhe meqë kontrata e tij skadon […]

Fshesë të Inter, pritet largimi i katër lojtarëve të rëndësishëm

Katër futbollistët seniorë të Interit që pritet të largohen këtë verë

Interi ka vendosur ta rinojë skuadrën para fillimit të sezonit 2023/2024 dhe sipas La Gazzetta dello Sport, do t’i lejojë katër futbollistë seniorë të largohen këtë verë.

Edin Dzeko nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Nerazzurrët dhe meqë kontrata e tij skadon më 30 qershor, sulmuesi boshnjak pritet të nënshkruajë për klubin turk, Fenerbahce.

Një tjetër futbollist që i ka ditët të numëruar në kontratë është mbrojtësi 34 vjeçar, Danilo D’Ambrosio. Zëvendës kapiteni iu bashkua zikaltërve në vitin 2014 dhe ka regjistruar 284 paraqitje duke shënuar 21 gola, mirëpo nuk do të vazhdojë me Interin në sezonin e ri.

Marcelo Brozovic është një tjetër emër që është rrugës për t’u larguar nga Giuseppe Meazza, mirëpo destinacioni i tij mbetet për t’u konfirmuar, përcjell telegrafi.

Mesfushori 30 vjeçar, i cili vlerësohet rreth 25 milionë euro, është duke u kërkuar nga Barcelona dhe klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo, Al-Nassr.

Njëherësh, pritet të ketë ndryshime në departamentin e portës, me të ardhmen e pacaktuar të Samir Handanovic, të cilit po ashtu i skadon kontrata më 30 qershor dhe klubi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e saj.