Gazetarja e Kanal 10, Afërdita Lukaj shpallet fituese e “Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025” nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka shpallur fituesit e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025. Të gjitha çmimet e sivjetme të Gazetarisë janë vendosur nga një juri profesionale e pavarur, e përbërë nga pesë anëtarë me përvojë të gjatë në media, komunikim dhe më gjerë: Evliana Berani, Imer Mushkolaj, Naim Sadiku, Arben


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka shpallur fituesit e Çmimeve Vjetore të Gazetarisë 2025. Të gjitha çmimet e sivjetme të Gazetarisë janë vendosur nga një juri profesionale e pavarur, e përbërë nga pesë anëtarë me përvojë të gjatë në media, komunikim dhe më gjerë: Evliana Berani, Imer Mushkolaj, Naim Sadiku, Arben Hajredinaj dhe Shpend Qamili.
Juria ka shqyrtuar të gjitha 101 aplikimet, ka vlerësuar me pikë sipas kritereve profesionale dhe ka marrë vendimin përfundimtar për secilin prej çmimeve të vitit 2025.
E këtë çmim e gëzoi edhe gazetarja e Kanal 10, Afërdita Lukaj për dokumentarin më të mirë, “Pa pasaportë! / Without a passport!”.
Ky dokumentar raporton mbi punëtort migrantë në Kosovë, dokumentoi shfrytëzimin e punëtorëve migrantë të punësuar ilegalisht dhe kushtet e rënda të punës në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë mungesën e kontratave, pagesat e vonuara dhe sigurinë e dobët në vendin e punës. Artikulli hulumtoi edhe implikimet ligjore dhe sociale të këtyre praktikave, duke nxjerrë në pah përgjegjësinë e kompanive dhe mungesën e mbikëqyrjes nga autoritetet. Publikimi i tij ngriti debat publik dhe nxitje për veprime institucionale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë.


