Gazetarja e RTV Dukagjinit sulmohet me gurë në kokë nga protestuesit në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Koosvës ka njoftuar se është sulmuar me gurë dhe është gjuajtur me shok-bombë edhe gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi nga protestuesit të cilët sulmuan edhe kameramanët e RTK-së dhe TV1. Sipas AGK-së, ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave gajtë tensioneve në veri të vendit. Ndërsa […]

Gazetarja e RTV Dukagjinit sulmohet me gurë në kokë nga protestuesit në Leposaviq

Asociacioni i Gazetarëve të Koosvës ka njoftuar se është sulmuar me gurë dhe është gjuajtur me shok-bombë edhe gazetarja e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi nga protestuesit të cilët sulmuan edhe kameramanët e RTK-së dhe TV1.

Sipas AGK-së, ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave gajtë tensioneve në veri të vendit.

Ndërsa për sot sulmi i katërt në Leposaviq.

“Ky është sulmi i 28-të në drejtim të ekipeve të mediave, gjatë tensioneve të fundit në veri të vendit, ndërsa sulmi i katërt vetëm gjatë ditës së sotme në Leposaviq.”, ka njoftuar AGK.

AGK u ka bërë thirrje Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim në kohë të ndjeshme.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon që urgjentisht të sillen para drejtësisë protestuesit, ndërsa u bën thirrje ruajtësve të rendit dhe paqes, Policisë së Kosovës, Policisë së EULEX-it dhe KFOR-it, që të krijojnë kushte të favorshme për raportim, në këto kohë të ndjeshme.”, thuhet në njoftim.