Gërvalla kërkon në Strasburg që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë

Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos, me të cilin diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo theksoi vlerësimin e madh të Kosovës […]

Gërvalla kërkon në Strasburg që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë

Në kuadër të takimeve që po zhvillon në Strasburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos, me të cilin diskutuan rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi vlerësimin e madh të Kosovës për punën e përkushtuar të PACE dhe rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Kosovës për të përmbushur të gjitha detyrimet pas anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të Presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE”, thuhet në njoftim.