Gërvalla: Kosova s’mund të bëjë vetëvrasje as për miqtë e saj më të mirë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dhënë një intervistë për Der Standard, ku ka thënë se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”. Ajo disa diplomatë të Perëndimit i ka quajtur si “problematikë”. Gjatë kësaj interviste e përmendi emrin e emisarit të Bashkimit Evropian për […]
![Gërvalla: Kosova s’mund të bëjë vetëvrasje as për miqtë e saj më të mirë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2023/01/donikaa.png)
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka dhënë një intervistë për Der Standard, ku ka thënë se “Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë”.
Ajo disa diplomatë të Perëndimit i ka quajtur si “problematikë”.
Gjatë kësaj interviste e përmendi emrin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për të cilin tha se “i bën jehonë qëndrimeve të Vuçiqit.
“Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike as për miqtë e saj më të ngushtë. Ne, si Perëndimi në tërësi, nuk duhet të lejojmë që disa diplomatë problematikë ta fusin rajonin në luftë në një aleancë jo të shenjtë me përfaqësuesin e Putinit, Vuçiç. Në çdo rast ne do ta mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin ligjor dhe demokracinë. Vuçiqin nuk e ndalon dot as me para, as me qetësim, vetëm me një qëndrim kristal. BE-ja nuk e ka këtë sepse nuk është dakord”, ka thënë ajo.
Gërvalla foli për situatën në Veri, ku tha se është e rrezikshme e që kjo i konvenon Kremlinit. Ajo tha se Kremlini e dëshiron destabilizimin dhe për këtë Kosova vazhdimisht ia tregon perëndimit.