Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndruar te ai dy muaj, akoma e shoh në ëndërr

DJ Gimbo flet për raportin me Gjestin me banorët e Big Brother VIP Albania 5. Ai thotë se punon me të që tetë vite dhe se njihen familjarisht me njëri-tjetrin. I njëjti theksoi se pas rastit të fundit, tragjedisë në familjen e artistit, ka qëndruar për dy muaj në shtëpinë e tij. “Që 8 vjet […]

Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndruar te ai dy muaj, akoma e shoh në ëndërr

DJ Gimbo flet për raportin me Gjestin me banorët e Big Brother VIP Albania 5.

Ai thotë se punon me të që tetë vite dhe se njihen familjarisht me njëri-tjetrin.

I njëjti theksoi se pas rastit të fundit, tragjedisë në familjen e artistit, ka qëndruar për dy muaj në shtëpinë e tij.

“Që 8 vjet punojmë, nuk jemi ndarë kurrë. Babai i tij është babai im, s’ka aty. Motra e tij është motra ime pikë”, u shpreh ai.

Tutje tha: “E kam si familje të dytë unë. Në kohën e fundit kam qëndruar te ai dy muaj në shtëpinë time, me të. Akoma nuk jam kthjell në ëndërr e shoh”.

Vëllai i Gjestit ndërroi jetë në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë.

Gimbo tregon se i ka qëndruar në krah familjes së tij në këto kohë të vështira.