Gjakova dhe Fazliu synojnë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Gjakova dhe Fazliu synojnë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Xhudistët kosovarë Akil Gjakova dhe Laura Fazliu do të luftojnë për medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi, pasi nuk arritën të sigurojnë kualifikimin në finale, përcjell albinfo.ch.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Akil Gjakova u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, duke humbur mundësinë për të vazhduar drejt gjysmëfinales.

Gjakova e nisi garën me pushim në raundin e parë, ndërsa më pas regjistroi fitore ndaj izraelitit Ohad Moritz dhe Makhmadbek Makhmadbekovit nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas këtyre triumfeve, ai siguroi vendin në çerekfinale, por tashmë do të kërkojë medaljen përmes repesazhit.

Ndërkohë, edhe Laura Fazliu mbetet në garë për një medalje. Xhudistja kosovare pësoi humbje në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë, ku u mposht me ippon nga polakja Angelika Szymanska.

Fazliu pati momente të mira gjatë përballjes dhe kërkoi fitoren, por kundërshtarja arriti të shfrytëzonte një kundërsulm për ta mbyllur duelin në favor të saj.

Tashmë, të dy përfaqësuesit e Kosovës do të synojnë ta përfundojnë garën me medalje, përmes përballjeve për vendin e tretë në turneun prestigjioz në Abu Dhabi./Albinfo.ch

The post Gjakova dhe Fazliu synojnë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.