Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026

Akil Gjakova i ka sjellë Kosovës medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, pas fitores në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar e fitoi duelin për medaljen e bronztë ndaj turkut Bilal Çiloğlu, përcjell albinfo.ch.

Me këtë sukses, Gjakova i siguroi Kosovës medaljen e tretë në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.

Kjo është gjithashtu medalja e dytë për Kosovën në xhudo, pas bronzit të fituar nga Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Akil Gjakova e mbylli kështu paraqitjen e tij në Taranto me medalje, duke shtuar edhe një tjetër sukses në bilancin e Kosovës në këtë garë.

 

The post Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026 appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.