Akil Gjakova fiton në repesazh, vazhdon garën për medaljen e bronztë

Akil Gjakova ka shënuar fitore në raundin e parë të repesazhit në kategorinë deri në 73 kilogramë, duke mposhtur kroatin Robert Klacar.
Gjakova kaloi një moment të vështirë gjatë duelit, pasi kundërshtari arriti të marrë avantazh me 1 minutë e 15 sekonda të mbetura, por kosovari reagoi shpejt dhe barazoi me Yuko, përcjell albinfo.ch.
Në vazhdim, Gjakova rriti presionin dhe Klacar u ndëshkua për herë të tretë me Shido, çka i dha fitoren xhudistit kosovar.
Me këtë rezultat, Akil Gjakova vazhdon garën për medaljen e bronztë.
The post Akil Gjakova fiton në repesazh, vazhdon garën për medaljen e bronztë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



