Akil Gjakova e mbyll Grand Slamin e Abu Dhabit në vendin e pestë

Akil Gjakova e mbyll Grand Slamin e Abu Dhabit në vendin e pestë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është renditur i pesti në Grand Slamin e Abu Dhabit, të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, përcjell albinfo.ch.

Gjakova regjistroi tri fitore gjatë turneut, duke mposhtur izraelitin Ohad Moritz, nënkampionin e botës Makhmadbek Makhmadbekov dhe francezin Joan-Benjamin Gaba.

Në çerekfinale u mposht nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, ndërsa në përballjen për medaljen e bronztë humbi ndaj rusit Karen Galstian.

Pavarësisht se mbeti pa medalje, Gjakova pati një paraqitje të mirë, duke e përfunduar garën mes pesë xhudistëve më të mirë të kategorisë së tij.

Rezultatin e ka ndarë edhe vetë xhudisti kosovar përmes një postimi në Facebook.

 

The post Akil Gjakova e mbyll Grand Slamin e Abu Dhabit në vendin e pestë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.