Gjarpërinjtë në zonat urbane, Qendra e Menaxhimit të Krizave mbajti takim koordinues

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve nga pickimet e gjarpërinjëve, drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angelov, ka mbajtur një takim koordinues lidhur me këtë çështje, The post Gjarpërinjtë në zonat urbane, Qendra e Menaxhimit të Krizave mbajti takim koordinues appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gjarpërinjtë në zonat urbane, Qendra e Menaxhimit të Krizave mbajti takim koordinues

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve nga pickimet e gjarpërinjëve, drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Stojançe Angelov, ka mbajtur një takim koordinues lidhur me këtë çështje, ku konkretisht tema e tij ishte “Kërcënimi për jetën dhe shëndetin e njerëzve nga prania e shtuar e gjarpërinjve në zonat urbane”.

Angelov, mbi të gjitha e theksoi rritjen e numrit të raportimeve për gjarpërinj në shtet, si gjendje faktike, që tregon për reagim adekuat parandalues nga strukturat shtetërore që janë në kontakt me atë temë. Në koordinim morën pjesë edhe përfaqësues nga MPB, të Kopshtit Zoologjik, si dhe përfaqësues të lartë nga QMK.  Edhe pse të ftuar, në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit vlerësojnë se për të bërë ekspertizë profesionale, do të ishte më e dobishme që në takimin e radhës të ftoheshin përfaqësues nga sektori qeveritar.

QENDRA E MENAXHIMIT TË KRIZAVE

“Përfaqësuesit nga Kopshti Zoologjik i Shkupit informuan se vullnetarisht, në kufijtë e mundësive të tyre, ndonjëherë ndihmojnë në largimin e sigurt të gjarpërinjve dhe këtë e bëjnë për të mirën e qytetarëve, ndërsa theksuan se do të ishte e dobishme të ftoheshin përfaqësues nga sektori qeveritar edhe në takimin e ardhshëm koordinues, konkretisht  nga Shoqata ekologjike e Maqedonisë, Herpatologët, për të bërë ekspertizë profesionale”.

Po ashtu, në këtë takim konstruktiv u diskutua edhe për mënyrën se si t’i kapin gjarpërinjtë dhe t’i lënë të lirë në mënyrë të sigurt në natyrë, por njëkohësisht ata theksojnë se këto ishin çështje që i përkasin sferës së problemeve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilat sipas informacioneve duhet të ndajnë mjete financiare në buxhet për trajnime, për veprime në terren dhe për edukimin për trajtimin dhe takimin me kafshët e egra. /SHENJA/

The post Gjarpërinjtë në zonat urbane, Qendra e Menaxhimit të Krizave mbajti takim koordinues appeared first on Flaka, në çdo lajm... .