Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Prishtinës

Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Prishtinës

Një veturë e tipit Golf 8 u raportua si zhdukje e dyshimtë nga parkingu u Aeroportit “Adem Jashari”. Vetura është gjetur në Prizren.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia përmes zëdhënësit rajonal të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më datë 29.03.2026, rreth orës 01:15, Stacioni Policor i Prizrenit njofton se vetura Golf VIII, e cila ishte raportuar e vjedhur në Aeroportin e Prishtinës, është gjetur e parkuar në parkingun e një qendre tregtare në Prizren. Policia ka bërë sigurimin e veturës dhe është njoftuar Sektori i Hetimeve nga Stacioni Policor i Lipjanit, të cilët kanë ardhë drejt Prizrenit për të marrë përsipër trajtimin e rastit”, tha Bytyqi.