Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj thotë se ka menduar të kërkojë azil dhe të iki nga Kosova. Dedaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se është nën presion për shkak që tri vite është i papunë. “Shpesh herë kam mendu me ik me kërku azil, më kanë bërë presion, edhe sot kam presion. Qe 3 vjet […]

Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj thotë se ka menduar të kërkojë azil dhe të iki nga Kosova.

Dedaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se është nën presion për shkak që tri vite është i papunë.

“Shpesh herë kam mendu me ik me kërku azil, më kanë bërë presion, edhe sot kam presion. Qe 3 vjet jam I papunë. Me etiketën u shkarkuan 12 ambasadorë, tash njerëzit pse u shkarkuan, pa bërë asnjë gjë. Vec nëse na kishin thirrë, me na thon hajdeni deri në Prishtinë: Gjergj kena ardh në pushtet, të lutem të kish mirëkuptim, kena me I dërgu njerëzit tonë, du me dërgu burrin tim, sikur e ka dërgu burrin e tij në vend timin në Shkup”, tha ai.