Gjermani: Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë

Mijëra gjermanë kanë protestuar kundër konventës, teksa partia gjermane e ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë – ka rizgjedhur në krye të saj dy udhëheqësit e deritanishëm, pasi që subjekti politik siguroi rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit evropiane. Protestat janë zhvilluar derisa partia po i mbante zgjedhjet, ndërsa demonstruesit bënë përpjekje për […] The post Gjermani: Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë appeared first on Albinfo.

Gjermani: Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë

Mijëra gjermanë kanë protestuar kundër konventës, teksa partia gjermane e ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë – ka rizgjedhur në krye të saj dy udhëheqësit e deritanishëm, pasi që subjekti politik siguroi rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit evropiane.

Protestat janë zhvilluar derisa partia po i mbante zgjedhjet, ndërsa demonstruesit bënë përpjekje për t’i bllokuar rrugët e Esenit dhe për t’u përleshur me policinë, raporton DPA.

Autoritetet rajonale në Esen kanë njoftuar se në këtë protestë morën pjesë mbi 20 mijë persona.

Dy udhëheqësit e partisë, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla, me mbështetjen e 82.7 për qind të delegatëve, u rizgjodhën pa vota kundër edhe për një tjetër mandat dyvjeçar.

Ndryshe, AfD-ja ka siguruar 15.9 për qind të votave për të dalë e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që u mbajtën më 9 qershor, transmeton albinfo.ch.

 

The post Gjermani: Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë appeared first on Albinfo.